Ursula Von der Lejen merr drejtimin e BE-së
Nëse do të kishte një çertifikatë të origjinës evropiane, Ursula Von der Lejen me siguri do të ishte ... një europiane me gjak të pastër. E lindur në 1958 Bruksel ajo u shkollua deri në moshën 13 vjeçare në Europë, flet shkëlqyer frëngjisht dhe anglisht dhe është e bija e mbikqyrësit të zyrës së Komisionerit të atëhershëm gjerman.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila mbështet transformimin e Bashkimit Evropian në "Shtetet e Bashkuara të Evropës" ka marrë konsensusin e dyshes Merkel-Macron për të qenë në krye të Komisionit Europian. Ajo do të bëhet gruaja e parë që merr këtë post.
Në respekt të vullnetit të aleatëve të SPD-së gjermane, që kundërshtonin kandidaturën e Ursula von der Lejenit, kancelarja Angela Merkel abstenoi për ministren e saj. Në përfundim të nominimeve, presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq i gëzuar për arritjen e kushteve të kërkuara nga vetë ai dhe përshëndeti harmoninë mes Francës dhe Gjermanisë.
Më pas vendosi të studionte Mjekësi ku dhe u diplomua në vitin 1987 nga Universiteti i Hanoverit. Lindi shtatë fëmijë me profesoin e mjekësisë Heike Von Der Laien dhe ndoshta ishte zgjedhje e përkryer për ministrinë e Familjes në qeverinë e parë të Angela Merkel në vitin 2005. Në vitin 2009 u emërua ministre e Punës dhe në periudhën 2014- 2017 ministre e Mbrojtjes , një pozicion nga ku thuhet se ka "shantazhuar" Kancelaren, madje e kërcënuar të tërhiqet nga politika.
Arritjet e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re. Si ministre e Familjes shpenzoi një sasi të konsiderueshme fondesh për ndërtimin e kopshteve, duke ngjallur deri reagimin e partisë së saj. Futi në ligj pushimin dy mujor të atësisë, të cilat partnerët bavarezët të CSU e përshkruar si "praktika e ndërrimit të panolinave”
Si ministre e Punës kultivoi një "profilit të ndërgjegjes shoqërore”, u pozicionua për një relaksim në fushën e migracionit të punës në Gjermani, mundësoi futjen e pagës minimale dhe u shpreh në favor të kuotës së grave në Bordet e Drejtimit të Bizneseve. Në atë kohë emri i saj u dëgjua deri për postin më të lartë shtetëror të vendit, atë të Presidentit Federal, por balancat e brendshme në parti ndryshuan përfundimisht planet e Merkel.
Add new comment