Tjetër poshtërim për Erdoganin në Stamboll
Stambolli nuk iu bind Erdoganit. Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglou korri një tjetër fitore dërrmuese përballë të përzgjedhurit të Presidentit.
Binali Yildirim, humbi edhe në betejën e dytë me Imamoglou siç tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Stambollit.
Kur u numëruan mbi 98,08% të votave, kandidati i Partisë republikane siguroi 53.93% kundrejt 45.17% të Yildirim. Këtë radhë fitorja ndryshe nga hera e parë tejkalon diferencën e 7000 mijë votave. Në zgjedhjet e 31 marsit të cilat u anulluan nga Gjykata pas pretendimeve të partisë së Erdogan për parregullsi, diferenca ishte e kufizuar në 15.000 vota.
"Njerëzit tanë do të marrë vendimin më të mirë për demokracinë tonë, për Stambollin dhe vlefshmërinë e të gjitha zgjedhjeve në vendin tonë nga tani e tutje"-tha Imamoglou pak më përpara votimit. Kujtojmë që Imamoglou u detyrua të largohet nga zyra, 18 ditë pasi kishte marrë detyrën për shkak se Kolegji i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Për drejtësi dhe Zhvillim për anullim të zgjedhjeve.
Add new comment