Reuters detyron Philip Morris të ndërpresë fushatën globale të marketingut online
Philip Morris është detyruar të ndërpresë fushatën e vet globale të marketingut për cigaret me ngrohje pas një investigimi të Reuters që ka shtruar pyetje mbi përdorimin e të rinjve, përfshirë një 21 vjeçare nga Rusia.
Sipas agjencisë në fjalë, standardet e Philip Morris për marketingun e ndalojnë promovimin e duhanit dhe produkteve të tij me personazhe të njohur që janë në moshë të re që janë, ose duket se janë nën moshën 25 vjeç.
PM ka deklaruar se ka nisur një hetim të brendshëm për situatën e krijuar me fotografitë që Reuters i ka dërguar kompanisë përfshirë ato të Alina Tapilina nga Moska që deklaron në Instagram se është vetëm 21 vjeç.
Kompania e konsideron përdorimin e personazheve të njohur si instrument influencues nisur nga fakti se prania e tyre dhe ndjekja masive në rrjetet sociale mund të ndikojë në krijimin e prirjeve, të modës për shumë të tjerë. PM-ja e ka ndalur për momentin këtë fushatë duke deklaruar gjithësesi se nuk është shkelur ndonjë ligj, por thjesht standardet e vetë kompanisë.
Add new comment