Narrativa e një ngjarjeje të paralajmëruar
Ka ende shumë paqartësi mbi atë se çfarë ndodhi në 28 Tetor në Bularat, ku u vra Konstandin Kacifas. Në Shqipëri, kryesisht në media, por edhe në opinion, është adoptuar një narrativë e bazuar kryesisht mbi një reagim në twitter të kryeministrit sipas të cilit 35-vjeçari ishte një i fandaksur që qëlloi me armë policinë dhe se kjo e fundit bëri detyrën. Një deklaratë që nga fqinjët u quajt politikisht jokorrekte për një kryeministër, si për etiketimet, ashtu edhe për përmbajtjen pa përfunduar më parë hetimet. Ngjarja në fakt duket të jetë më komplekse dhe i ka konsumuar të gjitha aktet e një “drame” sa absurde aq edhe “të frustruar” ku personazh nuk është vetëm Kacifas.
Avokati grek i familjes, Likurezos jep një version se si ka ndodhur ngjarja bazuar mbi dëshmitë e banorëvve të fshatit. Ky version shpjegon një rrethanë që përtej axhendës individuale ose jo të Kacifas, nuk përjashtohet të jetë pasojë e një fryme tensioni që ka infektuar një raport deri tani paqësor mes minoritetit dhe shtetit shqiptar. Nuk ka dyshim që tensioni politik i viteve të fundit e ka ushqyer këtë frymë për të nxjerrë në sipërfaqe një konflikt që ka fjetur
Versioni i avokatit grek sipas dëshmisë së banorëve:
Unë do t'ju tregoj se çfarë ka ndodhur në bazë të informacionit që kisha nga njerëzit dhe të afërmit që ishin atje në fshat, në kafene. U provokua nga një oficer i policisë shqiptare që e ngacmonte vazhdimisht. Konstandini ishte i ulur në kafene me shumë bashkafshatarë të tjerë. Polici në fjalë që mbikqyr zonën e Dropulli dhe dua të theksoj këtë, ka qenë i akuzuar dhe dënuar për trafik droge, por përfitoi amnisti dhe u riintegrua në polici, duke u çuar në një zonë të minoritetit. Duhet të theksoj se komuniteti lokal nuk ka patur probleme me me policinë shqiptare, madje në zonën e Dropullit ka shumë sipërmarrës grekë. Megjithatë, ky polic në veçanti është një ekstremit shqiptar dhe vazhdimisht e intimidonte Konstandinin, e thërriste në Komisariat dhe i tërhiqte vërejtje. Mëngjesin e ditës në fjalë, kafja ishte e plot. Jashtë ishte policia sepse pritej ceremonia për përvjetorin e festës Kombëtare të Greqisë. Në një momen ai polici hyri në kafene dhe provokoi përsëri Konstandin. Duke iu drejtuar i tha "Na keni shqetësuar me këto festat tuaja, tani do vijnë edhe dy autobusë të tjerë nga Këlcyra, a thua nuk na mjaftonit ju”. Në një moment shikon Konstantinën duke e ngacmuar si me shaka: “Më kanë urdhëruar të heq flamurin”. Dhe Konstandini i përgjigjet "Mirë, po je burrë hiqe". "Ta tregoj unë sa burrë jam"- i tha polici dhenxori armën. "Kam dhe unë armë nuk ke vetëm ti”- i tha Konstandini. Më pas shkon në shtëpi, merr armën dhe zbret poshtë. Jashtë kafenesë ishin 30-40 policë të cilëve u thotë “ku është ai” dhe këta të fundit nuk bëjnë ndonjë përpjekje për ta ndaluar. Unë supozoj se për shkak se në Shqipëri koncepti i gjakmarrjes është shumë i fortë dhe për shkak se edhe policiët e dinë këtë gjë çështja ishte një kundërvënie mes Konstandinit dhe policit. Siç më kanë informuar ky polic shkoi dhe u fsheh prapa një muri dhe filloi të qëllonte. Kishte marrë një pozicion luftimi dhe ky është momenti i videos ku Konstandi vrapon për t'u fshehur. Pastaj ai u largua dhe shkoi në mal. Atje u takua me një bari dhe ndeni me të rreth 45 minuta dhe pastaj zbriti sërish poshtë. Siç ka dëshmuar bariu, u dëgjuan vetëm dy të shtëna dhe nuk kishte shkëmbim zjarri. Ajo që nuk dimë është nëse Konstandinos Katsifas po mbante armë në atë kohë apo nëse ishte fshehur dhe do të dorëzohej. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi. Policia duhet të përgjigjet. Oficerët e policisë që morën pjesë në operacion kishin kamera të vendosura në uniformat e tyre".
Ajo që dyshohet është se policia shqiptare nuk ka ezauruar të gjitha mundësitë për ta kapur të gjallë d35-vjeçarin dhe se ka vepruar me urdhër ose e udhëhequr nga emocionet. Në ndryshim nga ngjarjet e tjera që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, kjo ngjarje duket se ka gjetur me shumë solidaritet si në mediat greke ashtu edhe në opinion, ndërsa zyrtarisht Athina është treguar e përmbajtur.
https://www.huffingtonpost.gr/entry/o-thanatos-toe-konstantinoe-katsifa-...
Comments
Shqiptaret nuk jane te
Shqiptaret nuk jane te interesuar per te verteten ne pergjithesi dhe ne veçanti ne nje rast te tille. E verteta eshta larg mentalitetit te shqiptarit.
Shqiperia nga paaftesia per
Shqiperia nga paaftesia per te bere nje shtet te sakte juridik, u ka lene dore te lire gjithfare mashtruesve te bejne karriere dhe biznes, -natyrisht jo te gjithe, por nje pjese te mire. Per te rehabilituar veten, ky lloj sorollopi njerezish luajne me karten e patriotit, dhe kjo u ka mjaftuar te ndihen mire. Ky lloj patriotizmi folklorik, i perzier me nacionalizem fashist, e ka vene te gjithe Shqiperine nen trysni prej rreth dy dekadash. E keqja me e madhe e ketij lloj patriotizmi ne thonjza eshte se po i kthen pak nga pak edhe zona te banuara me shqiptare ne zona minoritaresh greke. Sa vjen e me shume fshatra ne jug te vendit flasin me shume greqisht se shqip. Pse?..
Disa pyetje interesante
O gazetar, atë video të reneas pse nuk e nxjerr në media?
Po atë makinë policie që nxorre me vrima kallashi pse nuk e pa njeri tjetër veçse mediat e SHIKut?
Fotoja origjinale ka vrima pistolete dhe i ndjeri "kocifoz" nuk kishte pistoletë e?
Ai polici që e stisi këtë pse është vënë në mbrojtje bashkë me familjen e tij?
Po wordi që është dërguar për ngjarjen nga policia pse ka "datë krijimi" disa orë para se të ndodhte incidenti?
Po në duart e të "marrit" nuk kishte shënja se ka qëlluar e?
Ndaj e mbajtët 10 ditë? Apo prisnit që njerëzit e paguar me 1000 euro në muaj nga SHIKu në "Krisi Avgi" të organizoheshin për incidentin e varrimit?
Nga 52 a janë nja 7 prej tyre agjentë të SHIKut?
O gazetar harrove se teknologjia moderne nuk gabon.
Dhe kthehet ndonjëherë në bumerang cdo idiotësi.
Add new comment