Kotzias zbulon përfitimet e Greqisë në Jon
Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tashmë i çliruar nga përgjegjësitë diplomatike ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në detin Jon.
Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë se me shpalljen e 12 miljeve det territorial Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë.
Nga momenti që kanë nisur negociatat me Shqipërinë për vijën bregdetare në diskutim është vetëm një pjesë e vogël. Pjesët e tjera i takojnë Zonave Eksluzive Ekonomike, pasi Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj në 12 milje në këtë zonë. Dua të bëj një qartësim, nuk kemi krijuar vetëm vijën bregdetare. Para kësaj kemi bërë dy gjëra. Mbyllëm gjiret dhe mbyllja e gjireve do të thotë se vija bregdetare nis pas vijës bazë, prandaj thashe që nga matjet në kilometra katrorë është një sipërfaqe sa Thesalia që ne fitojmë nga Korfuyzi deri në Antykithera
Ish-ministri i Jashtëm pranon se parimi i 12 miljeve do të aplikohet edhe në Egje, gjë që kundërshtohet fort nga Turqia.
Add new comment