Kthimin e teatrit në Bingo e firmosi Rama (dokumenti)
Në reagim të deklaratave të aktorit të njohur Robert Ndrenika për zhvendosjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një letër të hapur i kujtoi Ndrenikës kthimin e ambjenteve të Teatrit Kombëtar në sallë bingoje.
“Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që Teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë, i dashur Robert!”-thuhej në letrën e ministres.
Nuk ka vonuar dhe përgjigjen zonja Kumbaro e ka marrë nga ish-drejtori i Teatrit Eksperimentar, Kastriot Çipi. Ai ka postuar sot nje dokument, që tregon se se lejen per të kthyer në sallë bingoje ambjentet e Teatrit e ka dhënë ish-ministri i Kulturës, Edi Rama.
Sa per kullen te teatri, ai i shkruan ministres se idea e ndërtimit te teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.
Comments
Ideja*
Ideja*
Add new comment