Facebook mbyll profilet e palestinezëve me direktiva nga Izraeli dhe SHBA
Në shtator të vitit të kaluar, përfaqësuesit e Facebook u takuan me qeverinë izraelite për të përcaktuar se cilat llogari në Facebook të palestinezëve duhet të fshiheshin për shkak se ato përbënin "nxitje" të dhunës.
Takimi i thirrur dhe kryesuar nga një prej zyrtarëve më ekstremiste dhe autoritare të Izraelit, ministri i drejtësisë Ayelet Shaked, erdhi pasi Izraeli kërcënoi Facebook-un se dështimi për të përmbushur vullnetarisht urdhrat e fshirjes së profileve të palestinezëve do të rezultonte me miratimin e ligjeve që do të detyronin Facebook ta bënte këtë, me riskun e gjobitjes së rëndë ose të bllokimit të përdorimit në Izrael.
Rezultatet e këtyre takimeve tani janë të qarta dhe të dokumentuara mirë. Theintercept.com thotë se që nga ajo kohë, Facebook ka ushtruar një censurë të tërbuar të drejtuar nga zyrtarët izraelitë kundër aktivistëve palestinezë, të cilët protestojnë kundër pushtimit izraelit. Në të vërtetë, zyrtarët izraelitë janë mburrur publikisht rreth asaj se sa Facebook i është bindur urdhrit të tyre.
Sipas The Independent pas këtyre takimeve, "Qendra Kolektive e Informacionit Palestinezë e Aktivistëve raportoi se të paktën 10 nga llogaritë e administratorëve të tyre për faqet e tyre arabe dhe angleze në Facebook, të ndjekur nga më shumë se dy milionë njerëz, janë pezulluar. Ndërsa "Marsin e kaluar, Facebook mbylli për pak kohë faqen e Facebook të partisë politike Fatah, pasuar nga miliona" për shkak të një fotoje të vjetër të ish kreut Yasser Arafat që mbante një pushkë"
Zyrtarët e Facebook mbrohen duke thënë se këto llogari mbyllen pasi kanë qenë jo aktive për një kohë të gjatë. Të njejtat media denoncojnë gjithashtu se në këtë rast Facebook vepron me dy standarte. Kjo pasi mesazhet që nxisin dhunë dhe urrjejtje, fshihen vetëm kur janë në gjuhën arabe, ndërsa kur shkruhen në gjuhen hebreje, gjithçka kalon në heshtje.
Add new comment