NASA zbulon dy planete të sistemit Kepler-90 (Video)

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 20:20

NASA njoftoi se ka zbuluar një sistem të plotë diellor me planete të ngjashëm si Toka. Agjencia Amerikane e Hapësirës tha se zbulimi i dy planetëve të rinj rreth yllit Kepler-90, i njëjtë me Diellin, do të thotë se ky sistem i largët diellor ka po aq planete sa sistemi ynë. Sistemi diellor Kepler ka qenë edhe më parë i njohur, por ajo që është "revolucionare" për astronomët është  zbulimi i dy botëve përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale nga Google.

E gjithë kjo sugjeron se mund të ketë planete të tëra dhe sisteme diellore të "fshehura" në të dhënat e mbledhura nga shkencëtarët, të cilët nuk kanë mundur t’i "vëzhgojnë"  për shkak se "shenjat" ishin aq të shumta saqë nuk dinin nga t’ia fillonin! Paul Hertz, drejtor i Departamentit të Astrofizikës të NASA-s në Uashington, pranoi se shkencëtarët nuk kishin pasur "mjetet" e duhura për një zbulim të tillë.

https://www.nasa.gov/press-release/artificial-intelligence-nasa-data-use...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.