“Rishikimi i kufijve në Ballkan ka përfunduar”

Postuar në 28 Nëntor, 2017 11:04

Komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Kështu është shprehur për Deutsche Welle, Valentin Inzko, Përfaqësuesi i Lartë për BH, sipas të cilit komuniteti ndërkombëtar ka të gjitha instrumentet për ta ruajtur integritetin e Bosnjes. 
“Ne kemi një mandat nga OKB dhe ne nuk do ta lejojmë atë”, citohet ai. p
Duke iu referuar disa deklaratave të kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik, Inzko është shprehur se “ripërcaktimi i kufijve është përherë i rrezikëshëm”.

“Rishikimi i kufijve ka përfunduar. Sidomos për aq sa vazhdon mandati im, ky rishikim është i mbyllur për Bosnje – Hercegovinën. Ne mund të bëjmë çdo gjë brenda BH, por le të konkurojmë në atë se kush do të jetë më i suksesshëm”, është shprehur ai. 

Komentet e tij janë një mesazh për përpjekjet e Dodik, dhe pas tij rusëve, që nxisin zhvillimin e një referendumi për pavarësinë në Republikën Srpska në vitin 2018.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=11&dd=27&nav_id=102896

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.