"Lajme të mira për zgjerimin e BE-së në dy vitet e ardhshme"

Postuar në 14 Nëntor, 2017 11:56

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” se në dy vitet e ardhshme, do të ketë lajme të mira për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni Europian sheh mundësi të reja në vitet që vijnë për të sjellë Ballkanin Perëndimor pranë BE-së”, është shprehur Hahn, duke apeluar me vijimin e reformave. Sipas Komisionit Europian shanset e vendeve të Ballkanit Perëndimor për afrimin me BE-në janë më të mira sesa një vit e gjysmë më parë, ndonëse sipas tij, Brukseli nuk ka vendosur ende se cili vend do të jetë i pari që do të pranohet në BE.

Hahn ka shtuar se në muajin maj të vitit 2018, në Sofje të Bullgarisë do të mbahet një konferencë e madhe për çështjen e zgjerimit të BE-së.

“Do të duhen disa vite që të kapërcehet skepticizmi për zgjerimin e BE-së që dominon në disa vende perëndimore”, citohet Hahn.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/11/12/hahn-next-two-years-will-g...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.