"Shpresojmë që Madridi nuk do të përdorë forcën"
Shpallje e pavarësisë nga njëra anë, heqje autonomie nga ana tjetër. Situata në Spanjë është thuajse absurde dhe komplikohet nga lëvizjet reciproke të Barcelonës dhe Madridit zyrtar. Ndonëse ngjan një zhvillim për shkak të inercisë, pavarësia e Katalonjës ka gjeneruar një pikë tensioni në një vend të stabilizuar të Bashkimit Europian që i përmbahet qëndrimit se “Spanja mbetet i ventmi interlokutor i yni”. Çka do të thotë se deri më tani pavarësia e Katalonjës nuk do të njihet nga Brukseli. Por kjo mund të mos jetë përfundimtare. Në një dalje për mediat, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk bëri thirrje që Madridi të mos përdorë forcën.
“Shpresoj që qeveria spanjolle të favorizojë forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës”, tha ai. Tusk ka shtuar se deri në moment kriza spanjolle mund të quhet ende një krizë e brendshme.
Add new comment