Dobësimi i spermës drejt kualifikimit si problem i shëndetit publik

Postuar në 26 Korrik, 2017 13:30

 Meshkujt e bardhë po pësojnë rënie të ndjeshme të aftësive riprodhuese. Një studim krahasues i bërë nga universiteti Hebraik në Jeruzalem dhe Shkolla Mjekësore Icahn në New York mori në shqyrtim 185 studime nga vitet 1973-2011 që përfshinin thuajse 43 mijë meshkuj. Nga ky shqyrtim rezultoi se ka një rënie me 52% të përqendrimit të spermës dhe 59% rënie të numrit total të spermatozoidëve. Meshkujt janë të gjithë nga Amerika e Veriut, Europa, Australia dhe Zelanda e Re. një arsye që jepet për ëktë shfaqje shqetësuese është stili i jetesës.

Është jashtëzakonisht shqetësuese. Për çiftet që përpiqen të kenë fëmijë, ky është një problem shumë serioz dhe i vështirë psikologjikisht, por në kuadër të skemës së madhe të gjërave, është gjithashtu një problem i madh për shëndetin publik”, thotë Shanna Sëan, autore e studimit.

Një tjetër arsye është ekspozimi ndaj kimikateve ndaj fëmijëve meshkuj që në embrion. Duhanpirja në shtatëzani ka efekte të mëdha, njësoj siç janë përbërësit kimikë të caktuar në ujë, ushqime apo tokë që konsideorhet si shkatërrues endokrinë. Ky nuk është vetëm problem riprodhimi dhe fertiliteti. Rënia e numrit të spermatozoidëve ul jetëgjatësinë dhe lidhet me atakun në zemër.

http://www.nbcnews.com/health/mens-health/plunging-sperm-counts-major-pu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.