Zbulohet në Anadoll mbishkrimi më i vjetër në Europë
Arkeologët turq kanë zbuluar atë që besohet të jetë mbishkrimi më i vjetër në Anadoll, por edhë në Europë. Zbulimi është bërë në Acemhöyük Mound në provincën Aksaray, ku besohet se mori jetë një nga mbretëritë më të vjetra të Anadollit Qendror. Gërmimet nisën në vitin 1982 dhe deri më tani janë identifikuar 12 shtresa arkeologjike që datojnë deri në 4500 vjet më parë. Mbishkrimi është mbi një peshë kristali që shërbente për shkëmbime tregëtare. Ajo i përket epokës së bronzit – 2250 vjet p.e.s dhe mbi të ka mbishkrime me shkrim kuneiform. Nuk kuptohet ende nëse mbishkrimi është në gjuhën lokale, apo në atë akadiane, që ishte gjuha ndërkombëtare e kohës. Purushattum ishte një qytet tregëtar ku tregëtarët asirianë sillnin mallara luksi në këmbim të argjendit. Argjendi i këtij qyteti ishte shumë i njohur mes tregëtarëve asirianë
http://www.hurriyetdailynews.com/oldest-anatolian-transcript-found-in-ac...
Add new comment