A ka vërtet ndonjë sekret akustik te violinat Stradivari?
Një kërkuese nga universiteti i Sorbonës, Claudia Fritz, kreu më 2012-ën një provë për testimin e cilësisë së violinave të famshme, Stradivari.
55 vullnetarë, mes të cilëve muzikantë, prodhues violinash, kritikë muzike, kompozitiorë e të tjerë, dëgjuan 6 violinistë të famshëm të luanin muzikë me violina të ndryshme. Disa Stradivari, disa më të reja. Atyre ju kërkua mendimi për cilësinë e violinave, një provë kjo për të konfirmuar ose jo cilësinë e violinave Stradivari që janë më të preferuarat dhe shiten miliona dollarë. Nga 1 100 që prodhoi mjeshtri italian i shekujve 17-18, gjysma kanë mbërritur deri më sot. 'Stradivari' janë të punuara shumë mirë, por aty iu mvishet edhe cilësia se kanë tingëllim më të mirë. Mirëpo prova e bërë nga Fritz e përgënjeshtron këtë mendim. Sipas vlerësimit të bërë nga pjesëmarrësit, violinat e reja madje kanë cilësi më të mirë tingulli. Gjysma e tyre dhanë pikërisht këtë vlerësim dhe duhet mbajtur paarasysh se asnjë prej tyre nuk e dinte se cila ishte violinë Stradivari e cila jo. Sipas Fritz që mendon se studimi i saj do të kundërshtohet, në fakt nuk ka një sekret akustik te violinat Stradivari, që sot vlejnë 10 milionë dollarë bashkë. Ky është edhe çelësi i kundërshtisë së këtij studimi që ndonëse mundet të thotë një të vërtetë, në fakt çon në zhvlerësim të një pasurie. Ka kritikë që thonë se testi prej 20 minutash nuk thotë asgjë. Mirëpo edhe violinistët që luajtën me këto instrumente dhanë vlerësime të barabarta për të gjitha violinat, duke konfirmuar kështu dyshimin e Fritz se: nuk ka asgjë të jashtëzakonshme te violnat Stradivari.
https://www.theatlantic.com/science/archive/2017/05/stradivarius-violins...
Comments
Dhe flitet se jo te gjitha
Dhe flitet se jo te gjitha violinat e konsideruara si "Strasivari" jane te tilla! Pra?... Nuk kane asgje te vecante, por e vecanta qendron ne mendjen e njerezve!
Add new comment