Varoufakis: Greqia po bëhet një protektorat i ngjashëm me Kosovën

Postuar në 13 Maj, 2017 13:21

Parashikimin e tij se Greqia do të bëhet një  protektorat i ngjashëm me Kosovën bëri ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis."Ne do të bëhemi si Kosova. Një protektorat i administruar nga një punonjës i Bashkimit Evropian. ATM-të kanë euro, por produkti i vetëm që ato nxjerrin është njeriu i ri. Kjo është e ardhmja që tentohet me saktësi matematike në Greqi ", tha ish-ministri i Financave në një intervistë për SKAI.
"Nuk ka asnjë marrëveshje të re, por ka kapitullim të ri. Tsakalotos  nuk bëri marrëveshje. Pasi u firmos në verën e vitit 2015  memorandumi, në paragrafin e parë u shkruajt se qeveria greke është e angazhuar për të rënë dakord me institucionet kreditore, duke pranuar më një farë mënyre të jetë skllave e tyre"- shtoi Varoufakis.
Ish-ministri i Financave këmbëngul se e vetmja zgjidhje për vendin është reduktimi i borxhit duke thënë se "ne i fituam zgjedhjet për shkak se Samaras nuk e mbylli dot Memorandumin e Dytë, pasi nuk mund ta bënte këtë me një borxh të paqëndrueshëm". Varoufakis thotë se qeveria e parë e  SYRIZA-s ishte një "mundësi e artë për t'u përplasur dyshen Shable-Lagarde dhe për t'u thënë se ose do të na nxirrni jashtë eurozonës me kosto politike ose do të pranoni propozimet që ishin të pranueshme nga Merkel dhe kjo mund të bëhej me shkëmbim të borxhit ose debt sëaps"-thekson ish ministri. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Greqia eshte nje lloj protektoriati i EU-s dhe USA-s, por nje protektoriat i bute dhe me mjaft perfitime deri me tani. Po te duan grekerit mund te punojne sic punojne kinezet dhe te jene teresisht te pavarur!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.