Mali i borxhit shteteror ndaj OSHEE-së, thesari bllokon pagesat e disa institucioneve
Edhe pse 2 vite më parë, me anë të një vendimi, qeveria bëri shlyerjen e të gjitha borxheve që sektori publik kishte për faturat e papaguara të energjisë, kjo nuk ndali krijimin e detyrimeve të reja.Vetëm në 1 vit, institucionet publike dhe kompanitë që janë në pronësi të shtetit kanë krijuar 58 milion euro borxhe ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë.
Në listën e kompanive publike dhe institucioneve të cilat janë debitorë ndaj OSHEE-së, dominojnë bashkitë dhe ndërmarrjet e ujësjellsave, një pjesë e mirë e të cilave sot ndodhen në vështirësi financiare.Nisur nga kjo situatë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka firmosur një udhëzim drejt Thesarit të Shtetit ku ndalon çdo degë të kësaj drejtorie që të kryejë pagesa apo transaksione me subjekte që janë në listën e debitorëve ndaj OSHEE-së.
Në rast të kundërshtimeve, thotë udhëzimi, njësia shpenzuese duhet të rakordojë shlyerjen e borxheve me OSHEE-në dhe më pas të vijojë marrëdhënien normale të pagesave.Prerja e fondeve nga buxheti i shtetit penalizon bashkitë dhe institucionet e tjera në kryerjen e projekteve infrastukturore dhe marrjen e fondeve për pagesa të mallrave dhe shërbime të rëndësishme në funskionimin e tyre.
Tv Klan
Add new comment