Për fundin e palmave të autostradës raporton edhe TVSh
Palmat e thara të autostradës Tiranë – Durrës i kanë rënë në sy edhe Televizionit Publik Shqiptar që i ka kushtuar sot një kronikë të posaçme e me tone dramatike. 400 palma që kanë kushtuar 600 mijë euro do të hiqen përfundimisht pas nekrotizimit gradual që ka çuar dëm jetën e tyre, por edhe paratë e shqiptarëve. Pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë argumentim. Një sillet sot në fakt nga TVSh, që i është drejtuar një inxhinieri pyjesh, Viktor Konomi.
“U thanë sepse ishin fakorët e temperaturave të ulëta, ky është faktori bazë. Këto janë bimësi e importuar dhe ngricat influencuan. Autostradat skanë nga të mbrohen dhe rrymat, temperaturat mbas mesnate bien në krahasim me brenda qytetit edhe me 5-6 gradë. Nuk mund të fajsojmë tani se pse i mbollëm. Duhet të ishin më të vogla, më të adaptueshme", thotë Viktor Konomi, që shton se për shpresën e përtëritjes “duhet të presim akoma ndoshta 10 ditë”. Sipas këtij inxhinieri palmat e autostradës duhet të hiqen urgjentisht dhe të zëvendësohen me pemë më familjare me klimën e Tiranës. “Ato duhet të hiqen urgjentisht. Do të isha për blirin, do të isha për pishën e butë dhe për pishën e detit. Kto janë llojet që mund ti adaptohen kësaj autostrade” shtoi më tej zoti Konomi.
Comments
Tradita e shkelur.
Kush paguan per humbjet financiare? Pemet i mbjellin agronomet dhe jo piktoret. Po plitika e ka shkelur traditen .
Po
Kete rradhe le t'i zevendsojne me banane. Derisa behen ne Kosta Rika, perse te mos behen edhe ne Tirane? Apo jo Artan?
Add new comment