Droga dhe krimi, dy pritmëritë e SHBA për ministrin e ri të Brendshëm. Asnjë shqetësim për zgjedhjet

Postuar në 15 Mars, 2017 12:17

Droga dhe krimi i organizuar – këto janë sipas përfaqësuesit amerikan në Tiranë, dy pritmëritë për ministrin e ri të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”, tha për Zërin e Amerikës, ambasadori Donald Lu.

Ai nuk ka përmendur diçka tjetër për përgjegjësitë e ministrit të Brendshëm, siç janë ato që lidhen me zgjedhjet, e për të cilat opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, po proteston dhe po shkon drejt kërcënimit për bojkotim.

http://www.zeriamerikes.com/a/3766582.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.