Spekullime në media se Churkin u helmua

Postuar në 26 Shkurt, 2017 22:18

Vdekja e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin ka hapur një diskutim mediatik mbi mundësinë e helmimit të tij. Kanë qenë disa media, kryesisht në SHBA që kanë lënë shteg të mendohet se nga autopsia e kryer, Churkin mund të mos ketë patur vdekje natyrale. Sipas televizionit filipinas, “abs-cbn”, raporti i ekzaminimit mjekësor fliste për “ushqimin e dyshuar” duke spekulluar se helmi ka dhënë efekt në veshka. Ndërkohë “Abc Neës” raporton se mjekët kanë sugjeruar që të bëhen ekzaminime të mëtejshme për Churkin, por që janë të zakonshme dhe se ato përfshijnë toksikologjinë dhe grafi të ndryshme. Sipas këtij televizioni ka qenë spitali ku ambasadori rus u shtrua ai që kërkoi ekzaminime të kësaj natyre.

http://abcnews.go.com/International/wireStory/colleagues-mourn-sudden-de...

Këto qëndrime i kanë marrë për qëllime investigimi edhe disa media në Rusi. Pravda shkruan se Churkin ka patur shqetësime të mëdha nga publikimet e mediave amerikane dhe përmend një rast me BuzzFeed. Shkaku zyrtar i vdekjes është ataku kardiak që përputhet me ngarkesën e punës për të cilën flet Pravda. Nga ana tjetër ajo referon disa media të tjera që e konsiderojnë autopsinë si akt që vjen ndesh me normat diplomatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.