Spekullime për “Planin Kissinger”: Njohje e aneksimit të Krimesë dhe largim i Rusisë nga Ukraina Lindore
Mediat e ndryshme në Perëndim po referojnë një raport të publikuar nga tabloidi gjerman “Der Bild” sipas të cilit Henry Kissinger, diplomat i vjetër dhe ish-sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, po ndërmjetëson mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Gazeta gjermane shkruan se Kissinger synon të shmangë një rivalitet të ri strategjik si ai i Luftës së Ftohtë duke sugjeruar lëshime reciproke. Nuk ka një dokument zyrtar mbi këto zhvillime, por në dy dalje të kohëve të fundit, Kissinger ka apeluar që Trump të gjykohet mbi politikat jo mbi spektaktlin elektoral.
Një raport i ri mes të dyjave vendeve do të kalonte nga njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë, në këmbim të largimit të trupave ruse nga lindja e Ukrainës si dhe ndalimi i furnizimeve ushtarake për rebelët. Kissingr aktualisht 93 vjeç, është një nga të paktët amerikanë me peshë që takohet rregullisht me Putin. Ai është një promovues i idesë se SHBA duhet të pranojë botën shumëpolare, botën e rajoneve strategjike dhe të heqë dorë nga politika e jashtem bazuar mbi moralin.
http://www.independent.co.uk/news/people/henry-kissinger-russia-trump-cr...
Këto janë spekullime deri më 20 janar kur edhe ndodh rotacioni në SHBA. Një gjë është e qartë tashmë: politika e jashtme e Barack Obamës dhe Hillary Clinton ka lënë shumë problem. Marrëveshja e fundit mes Rusisë dhe Turqisë për Sirinë e lë jashtë SHBA-në dhe mbyll me dështim të gjithë investimin e amerikanëve mbi trupat rebele, e ndoshta edhe mbi ISIS, siç akuzon së fundmi Erdogan. Nëse një plan i tillë nga Kissinger realizohet, me siguri që njohja e Kosovës nga Rusia është çështje kohe, pasi Putin shpesh ka krahasuar të dy rastet.
Add new comment