Vdes Fidel Kastro, babai i Revolucionit Kuban (foto)

Postuar në 26 Nëntor, 2016 09:10

Babai i Revolucionit Kuban, Fidel Castro ka vdekur natën e së premtes në Havanë në moshën 90 vjeçare. Njoftimin e bëri presidenti i Kubës dhe vëllai i tij Raul Kastro, i cili pasoi atë në pushtet në vitin 2006. "Komandanti i Revolucionit Kuban vdiq në 22:29 në mbrëmje"- ka thënë Raul Castro në fjalimin e tij që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni publik në Kubë. Me dëshirën e tij trupi do të digjet.

Babai i Revolucionit Në vitin 1950, pra në vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë ai sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Në vitin 1953 Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh teksa drejton luftën kundër Batistës.

Bashkë me ata ka me vete punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. Më 26 gusht 1953 ai shpall fillimin e revolucionit, por dështon, pasi shumë nga anëtarët e tij burgosen, mes tyre dhe lideri Fidel Kastro, i cili u mbajt i izoluar në ishullin e Pinit. Në gjyq ai nuk mori avokat duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës. 26 korriku 1953 mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez.

Në vitin 1954 ai divorcohet nga gruaja e parë Mirta, ndërsa në 15 maj 1955 bashkë me të vëllanë Raul Castro përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në Meksikë, ku takon dhe mikun e tij argjentinas Ernesto Che Guevara, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapodiplomuar në Buenos Aires për mjekësi. Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin 1957 ai korr fitoret e para, ndërsa në 1958 ushtria e tij fryhet shumë. Në krah kishte gjithnjë Che Guevarën. Më 31 dhjetor 1958, Batista arratiset në Santo Domingo dhe në fillim të 1959, Fidel Katro merr frenat në dorë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.