Zbulohet në Çeki shpella më e thellë nënujore në botë(foto)

Postuar në 30 Shtator, 2016 21:56

Një ekip kërkuesish drejtuar nga polaku Krzysztof Starnawski deklaron se ka zbuluar shpellën më të thellë nënujore në botë. Ajo është 404 m e thellë dhe ndodhet në Çekinë Lindore në vendin e quajtur Hranice. Zhytja eksploruese u krye nga një robot që drejtohej nga sipërfaqja, i cili arriti në 404 m dhe sërish nuk e kapi fundin.

Në vitin 2015 kërkuesi polak u zhyt deri në 265 m, por duke qenë se burimi ujro vinte nga më thellë ai vendosi të përdorte robotin. Sipas Starnawskit thellësia e re e Hranicka Propast kalon me 12 m më shumë shpellën më të thellë nënujore të njohur deri më sot e cila ndodhet në Itali dhe quhet Pozzo del Merro. Shoqata çeke e Speleologëve deklaron se shpella është më e thellë, pasi matja 404 m ishte si pasojë e fundit të gjatësisë së litarit, çka detyron matje të reja.  

 

http://phys.org/news/2016-09-explorer-deepest-underwater-cave.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.