Genetika konfirmon: Aborigjenët e Australisë janë qytetërimi më i vjetër në botë

Postuar në 24 Shtator, 2016 12:48

Studimet e ADN-së hedhin dritë mbi një fakt që i jep siguri shkencore gjenealogjisë së homo spaiensit. Duke pranuar se paraardhësit tanë të parë kanë origjinuar nga Afrika dhe se para tyre Neandertali dhe njeriu Denisovian kishin nisur eksplorimin e botës, të parët homo spaines që e bënë këtë janë ata që sot i quajmë si Aborigjenët e Australisë. Të cilët kanë besuar gjithnjë se janë shoqëria më e vjetër në botë që vijon ekzistencën, çka tani ua konfirmon edhe shkenca.

Është besuar se njerëzit nisën të ndahen në grupe të ndryshme genetike 200 mijë vjet më parë, pra shumë më parë sesa të niste eksplorimi i kontinenteve. Nga analiza e ADN-së e 787 personave nga 270 kultur moderne, u arrit të gjurmohej diferencimi genetik që shkon nga 51 mijë – 72 mijë vjet më parë. Kjo është edhe koha kur grupi i parë i homo sapiensëve u shkëput nga Afrika. Grupi i parë që e bëri këtë gjë janë parardhës të indigjenëve të Australisë, ndërkohë që paraardhësit e europianëve dhe aziatikëve u diferencuan 42 mijë vjet më parë.

Një tjetër çështje që ka dalë në sipërfaqe nga studimi është se paraardhësit e aborigjenëve të Australisë janë kryqëzuar me një specie tjetër gjatë rrugëtimit të tyre, njësoj si parardhësit e europianëve dhe aziatikëve u kryqëzuan me Neandertalët. Një specie që mbetet e panjohur.

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/dna-tests-suggest-aboriginal-au...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.