19 deputetë dalin me probleme në formularin e dekriminalizimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh paraditen e së premtes për të verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit ‘Për dekriminalizimin’. Gjate shqyrtimit te aktit “Për verifikimin e deklarimeve të funksionarëve publike, deputet ne Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie dhe kandidatë për këshilltarë bashkiak”, rezultoi se 19 nga 140 deputetët e Kuvendit nuk e kanë “formularin e bardhë”, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie. KQZ po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sipas Komisionit, 50 prej te zgjedhurve vendore nuk kanë shënuar asnjë të dhënë. Ndërsa përsa i takon ministrave, asnjë prej tyre nuk ka probleme me ligjin e dekriminalizimit.
Add new comment