Kamera sigurie në shkollat e mesme. Qeveria do të investojë 5 milionë euro
Qeveria do të investojë 5 milionë dollarë për sigurinë dixhitale të shkollave të arsimit të mesëm. “60 shkolla të mesme që aktualisht kryejnë mësim me tablet do të pajisen me kamera sigurie”, raporton “Telegraf”. Shpërndarja do të jetë: në total 1100 kamera me një mesatare prej 10-25 kamera për çdo shkollë. Kamerat do të administrohen nga një sistem qendror në kohë reale. Gazeta citon edhe dokumentin e projektit që vë theksin te “privatësia” dhe te shmangia e “vendosjes së kamerave në klasa për të mbledhur të dhëna për qëllime të performancës ose në procedurat mësimore”. Po kështu sallat e mbledhjeve dhe dhomat e zhveshjeve nuk do të monitorohen ndërkohë që akses në pamje do të kenë vetëm mësuesit dhe personat e autorizuar nga drejtoria e shkollës.
http://telegraf.al/sociale/gjimnazet-do-te-survejohen-nga-1100-kamera
Add new comment