Nga kriza ekonomike drejt një krize humanitare
Dramatike zhvillimet e orëve të fundit në Greqi. 25 mijë emigrantë ndodhen të bllokuar në shtetin fqinj në pamundësi për të kaluar drejt Europës Qëndrore. Maqedonia, Sllovenia dhe Austria, Serbia dhe Kroacia kanë limituar në maksimum numrin e emigrantëve që u lejohet të kalojnë përmes territoreve të tyre. Në deklaratën e përbashkët të policive të këtyre vendeve thuhet se ato janë të detyruara të kufizojnë numrin e emigrantëve që depërtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të mundësuar kontrollin e tyre sipas kritereve të zonës Shengen. Ky vendim mban të bllokuar mijëra emigrantë që kanë mbërritur në Greqi dhe që duan të depërtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër Brukseli flet për një plan emergjence për të shmangur një krizë humanitare në Greqi, ndërsa Athina ankohet se nuk po ndihohet sa duhet nga Bashkimi Evropian. Me thuajse të gjithë qendrat e emigrantëve të mbipopulluara, autoritetet greke po përdorin stadiumet si vendstrehime të përkohshme për emigrantët.
Add new comment