Rama: Mbledhja e të ardhurave me një sistem të ngritur mbi avantazhin që na jep teknologjia
Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar partneritetin publik privat si një nga mënyrat për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur tek nisma më e fundit e Ministrisë së Financave për t’ia besuar ngritjen e një sistemi on line të raportimit të tvsh-së një kompania private, kryeministri tha se qeveria ka bërë një zgjedhje që nuk rëndon mbi publikun dhe që do të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit.
“Kemi pajtuar nje propozim dhe kemi negociuar me herë të tera per të vënë më në fund në këmbë një sistem që nuk e kemi. Do ta bëjmë çfarë na jep avantazh ky sistem që kemi vendosur të ndërtojmë dhe avantazhi i madh i kohës është teknologjia. Nuk është absolutisht një zgjedhje që rëndon mbi publikun. Nuk i japim para kompanisë, I themi hajde investo dhe merr përsipër riskun”deklaroi kryeministri.
Edhe vonesën në nëshkrimin e marrëveshjes konçesionare për Rrugën e Arbrit kryeministri e argumentoi me këmbënguljen e qeverisë për të mbrojtur interesin publik.
Add new comment