Banka e Shqipërisë “gol” qytetarëve: Vjedhjen e 713 milionë lekëve e fiskalizon si humbje në bilanc

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 15:55

Banka e Shqipërisë ka vendosur që t’i vëjë kapak vjedhjes së 713 milionë lekëve në arkën e saj, nga punonjës të saj, duke e faturuar rikuperimin e shumës te qytetarët shqiptarë. “Top-Channel” raporton se BSH-ja ka deklaruar vjedhjen si humbje në bilanc, një ndryshim fakti ky për para që janë të vjedhura dhe duhet t’i ngarkohen fajtorëve. Lidhur me këtë ka reaguar Kontrolli i Lartë i Shtetit që “në raportin e fundit të auditimit thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare”.  “Sipas KLSH, përmes klasifikimit si humbje në bilanc, Banka e Shqipërisë praktikisht i ka vënë kapak çështjes së vjedhjes duke mbyllur ligjërisht edhe cdo përpjekeje për rekuperimin e shumës së plotë apo të pjeshme të parave që u vodhën”, cilëson KLSH. Banka ka dalë me pretendimin e njohur tashmë se klasifikimin e vjedhjes si humbje në bilanc, e ka sugjeruar FMN-ja.  Kërkesës së KLSH-së për të vënë në dispozicion kërkesën e Fondit, Banka i është përgjigjur me refuzim. Kështu vjedhja nga më të mëdhatë dhe më të turpshmet në një nga institucionet kryesore të atij që njihet si shteti shqiptar, po degradon në çështje procedurash dhe në amnistri reale për të gjithë. 

Comments

Submitted by Filip GURABARDHI (not verified) on

Nuk eshte hera e pare, qe BANKA E SHTETIT SHQIPTAR. Ja fut sa krahu POPULLIT SHQIPTAR. Jemi mesuar me te tilla veprime. Nuk na ben me pershtypje. Na e kane futur thelle e me thelle, keshtu qe tani, ndac te na e fusin ndac te na e nxjerrin, nuk na ben me pershtypje.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Per aq kohe sa Banka vete nuk mban fitime dhe per aq kohe sa banka nuk eshte hetuesi qe te rikuperoj leket e humbura, nuk e di se cfare tjeter paska per tu bere?!!! Vetem ti jape me qera ambjentet e veta e te shkoj diku tjeter me rezidence per nja 7-8 vjet mbase.

Submitted by Kole Gjoni (not verified) on

I nderuar zoti Albi !
Ju lexova, dhe konkludoj se qenkeni punonjes i Bankes, ne mos drejtuesi kryesor i saje, qe per te krijuar apo mbledhur opinione, keni shkruajtur sa me siper.
Pershendetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.