Opozita e Kosovës kërkon bashkimin me Shqipërinë, Albin Kurti në delir nacionalizmi

Postuar në 28 Nëntor, 2015 15:00

Një zhvillim që paralajmëron erëra me sfond nacionalist në ballkan vjen nga Prishtina. Në mitingun-protestë që u mbajt në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqendërn e Kosovës, opozita doli hapur me tezën e bashkimit Kombëtar. Ish-kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti që mori fjalën pas Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit tha se bashkimi kombëtar nuk është pengesë për Bashkimin Evropian, që sipas tij është bashkim ndërkombëtar dhe jo mes shqiptarëve. "Vetëm me flamurin me shqiponjë mund të përparojmë, nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara lara që e kanë zgjedhur ata që uzurpuan shtetin për t'u pasuruar. Ne nuk mund ta tradhëtojmë atë që jemi, te bashkimi kombëtar bashkohen historia, ekonomia dhe siguria, populli politika dhe republika. Atë që na e thotë mendja e na do zemra, ajo është e domosdoshme sepse nuk ka republikë pa popull"-deklaroi Albin Kurti.

Comments

Submitted by Doku (not verified) on

Ju partizanet e Integrimit Evropian nuk humbni rast te villni vrer ndaj Kurtit dhe atyre qe mendojne si ai. Ju prishin shume pune idete e Kurtit.
Po Shqiperine perpara njerez si Kurti e kane cuar, jo servilat dhe konformistet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.