Emri i djalit të Valentina Leskajt del edhe në dy tendera të Ministrisë së Bujqësisë
Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Arbiola Halimi, djali i Valentina Leskajt ka marrë dy kontrata “kësaj rradhe në ministrinë e Bujqësisë. Qeveria ia jep këto para për mikqyrje të punës në rehabilitimin e digave” tha deputetja demokrate në një deklaratë nga selia blu.
“1 milionë e 620 mijë euro ka marrë sërish djali i Valentina Leskajt, me dy kontrata, kësaj radhe me Ministrinë e Bujqësisë. Qeveria ia jep këto para djalit të nënkryetares së kuvendit për mbikqyrje të punës për rehabilitimin e digave dhe për të përgaditur planin e menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.
Ja ku janë dokumentat, kontratat.
Sipas Partisë Demokratike nëse këto para do të ishin investuar për të rregulluar digën e Semanit, për të thelluar lumin, me siguri nuk do të ishin përmbytur qindra familje e biznese siç ndodhi një muaj më parë në Fier e në Vlorë.
Djali i nënkryetares së kuvendit po ashtu është denoncuar se ka fituar tenderin për marrjen me konçesion të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, për të cilin Ministria e Transoorteve sqaroi se kompania në fjalë ishte e vetmja oferëtë që u paraqit në tender. Përfshirja e djalit të zonjës Leskaj në tendera publikë ka bërë që opozita të kërkojë heqjen e mandatit të deputetes për nënkryetaren e kuvendit për papajtueshmëri me kushtetutën.
Add new comment