India kërkon nga Britania Koh-i-Noor, diamantin 100 milionë që zbukuron kurorën e Mbretëreshës
India ka vënë në lëvizje procedurat ligjore për një të drejtë e cila prek një aspekt të veçantë në marrëdhëniet ndërkomëbatre: ajo po kërkon nga Britania e Madhe që t’i kthejë diamantin 105 karatësh që zbukuron kurorën e Elisabetës. Diamanti që në Indi quhet Koh-i-Noor – Mali i Dritës, është vendosur në kurorën e Mbretëresësh Nënë gjatë kurorërizimit të burrit dhe vajzës së saj. Sipas biznesmenëve dhe artistëve inidanë që kanë nisur këtë procedurë, diamanti është marrë në rrethana të dyshimta gjatë periudhës koloniale dhe konsiderohet prej disave si pjesë e kulturës dhe historisë indiane. Britania refuzon dhe e quan dorëzimin e gurit që sot vlen 100 milionë stërlina, poshtërim. Ky diamant unik, dokumentohet që në vitin 1304 dhe ka një status mitik teksa e drejta e posedimit shpallet në Pakistan, Indi, Iran, apo edhe Afganistan. Sipas legjendës ky gur mund të mbahet vetëm nga një Zot, apo nga një femër.
http://en.protothema.gr/india-vs-the-queen-koh-i-noor-diamond-may-be-str...
Add new comment