Rama flet për rritjen ekonomike: Bazohet tek integrimi rajonal
Gjatë konferencës vjetore të Bankës së Shqipërisë guvernatori Sejko kërkoi të behen reforma të thella. I pranishëm në konference Kryeministri Rama kujtoi se reformat kanë filluar ndërsa shpreson më shume tek bujqesia. Rama deklaroi sot në se rritja ekonomike e vendeve të rajonit bazohet tek integrimi ekonomik rajonal. Duke cituar raportin e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Kryeministri Rama tha se, “asnjë rajon tjetër në Europë nuk është më i ndjeshëm ndaj krizës së Euros se vendet e Europës Juglindore. “Përballja me krizën e fundit globale vuri në provë zbatimin e gjithë opsioneve. Rajoni ynë u prek rëndë nga kriza fiskale. Aktiviteti ekonomik në Europën Juglndore vuan nga kreditimi. Ne kemi shumë redi jo performuese”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se, “sfidat e reja nuk mund të trajtohen nga seicili vend ne mënyrë të izoluar. Problematikat e rajonit janë të lidhura me fatin e zonës në tërësi. Për ecurinë e vendeve tona, me rëndësi është ecuria e gjithë shteteve bashkë. Rritja ekonomike duhet të jetë e bazuar në integrimin rajonal”. Sipas kreut të qeverisë, nevojitet një ekonomi gjithëpërfshirëse dhe inteligjente përtej kufijve të vendeve me ekonomi shumë të vogla. Rama tha se, “kriza tregoi se lojtarët e tregut nuk ishin të përgatitur të menaxhonin situatat. Kriza ka vënë në dukje se bashkimi ndërkombëtar ekonomik ka vënë në lëvizje sfida të reja”.
Add new comment