U takuan në Moskë. Asad përjetë mirënjohës Putinit (Video)
Presidenti sirian, Bashar dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan të martën në mbrëmjë- në një vizite të pa parlajmëruar në Moskë. Zëdhënësi I Presidentit rus, Dëmitrij Peskov (Dmitry Peskov) tha se Asad mbërriti në kryeqytetin rus për një vizitë pune dhe dy udhëheqësit diskutuan për luftën kundër Shtetit Islamik, vazhdimin e ofensivës ajrore të Rusisë dhe planet e Sirisë për trupat e saj.
Në deklaratën e Kremlinit thuhet se Putini e cilësoi Sirinë një vend mik dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar jo vetem ushtarakisht, por edhe në procesin politik, për të sjellë paqen në këtë vend. Gjithashtu shprehu shqetësimin se 4000 shtetas të ish-Bashkimit Sovjetik po luftojnë krah grupeve kryengritëse në Siri. “Ne nuk mund të lejojmë që ata të kthehen në Rusi”. Nga ana e tij, Asad-duke iu referuar deklaratës së Kremlinit- nënvizoi rëndësinë e ofensivës ruse, e cila-sipas tij- ndaloi terroristët të zgjeronin territorin e tyre.
Sipas analistëve, kjo vizitë është tregues se Rusia nuk synon ndryshimin e pozicionit të Asadit, I cili nga ana e tij, pati sigurine e nevojshme per të lënë Damaskun për herë të parë, pas nisjes së konfliktit, Marsin e 2011.
Putin meets Assad for talks in Moscow - Kremlin... by trelosjermatis
Add new comment