Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura
Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet. Pritet që me normalizimin e situatës, Ministria e Bujqësisë të nisë vlerësimin e tokave të përmbytura. Por ndërkohë njoftimet meteorologjike thonë se koha me reshje të dendura nuk do mbarojë me kaq.
Add new comment