Ish-presidenti Meidani: “Të nevojshme zgjedhjet e parakohshme. Edi Rama ka njollosur historinë e PS-së”
Rexhep Meidani, ish-president i Republikës dhe ish-drejtues i Partisë Socialiste, jep sot një intervistë për gazetën “Panorama” përmes së cilës përcjellë disa mesazhe të forta politike. Meidani mendon se kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme. “Po rezultojnë false të gjitha deklaratat e bëra nga kryeministri apo që vazhdojnë të bëhen ende sot, nga të gjitha palët. Në gjykimin tim, krahas procesit parlamentar-ligjor të dekriminalizimit, që duhet të jetë sa më bashkëpunues dhe me shpirt konsensusi, duhet të ecet me shpejtësi edhe në procesin politik-partiak, me rregullime statutore e strukturore për shmangien që në embrion të kësaj situate përfaqësimi që na bën gaz të botës. Këto hapa duhet të shoqërohen me dorëheqje e zëvendësime, pse jo dhe me rregullime tërësore, pas ndryshimeve përkatëse legjislative-lushtetuese, nëpërmjet një procesi të ri zgjedhor të përgjithshëm, ose pjesor”, shprehet Meidani. Sipas tij, Edi Rama ka njollosur historinë e Partisë Socialiste, me përfshirjen në vendimmarrjen e saj, të njerëzve me precedentë penalë. Një kritikë të tillë adresoi edhe ish-deputeti Ndre Legisi, një njeri që ka qenë pjesë e opozitës në një kohë shumë më të vështirë nga ajo që drejtoi Edi Rama.
Add new comment