Shqipëri-Serbi, sugjerimi origjinal i K. Myftaraj: “Të ashtuquajturit tifozë serbë, komando e terrorit psikologjik. Duhet të priten me granata që në aeroport”
Kastriot Myftaraj duket se beson te një skenar i organizuar në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet në Elbasa Arena. Për Myftarajn, sipas të cilit edhe hedhja e dronit në Beograd është vepër e shërbimeve serbe, tifozët serbë që do të vijnë në Shqipëri janë komando terrori. Deri këtu asgjë e pazakonshme: kushdo mund të shkruajë për informacionet që disponon, apo edhe të performojë grafikisht imagjinatën. E pazakonshme është thirrja që bën Myftaraj: “Të ashtuquajturit tifozë serbë janë komando e terrorit psikologjik dhe duhet të priten me granata që në aeroport”, thotë ai në një shkrim në profilin e vet në “Facebook”. Arsyeja? Pak a shumë përmblidhet këtu: “Sipas vendimit të marrë nga UEFA vitin e kaluar për të zgjidhur një mosmarrëveshje të dy federatave, për shkak të pengesave që nxirrte pala serbe për vajtjen e tifozëve shqiptarë në Beograd, të dy ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luheshin pa praninë e tifozëve të skuadrës udhëtuese, domethënë nuk do të kishte tifozë shqiptarë në Beograd dhe as tifozë serbë në Elbasan. Në të dy ndeshjes, nga pala udhëtuese, do të ishin në stadium vetëm delegacionet zyrtare që do ta kishin të ndaluar të ekspozonin simbolet kombëtare. Kjo marrëveshje u zbatua kur Shqipëria udhëtoi në Beograd për të luajtur kundër Serbisë... Kryeministri Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes, ka ftuar personalisht Kryeministrin serb Vuçiç dhe disa të ashtuquajtur studentë serbë që të jenë të pranishëm si tifozë në stadiumin e Elbasanit. Prania e tifozëve serbë në stadiumin e Elbasanit është një terror psikologjik i ushtruar ndaj tifozëve shqiptare në stadium, kombëtares shqiptare në fushë, ndaj të gjithë shqiptarëve, duke iu ngulitur atyre në mendje idenë se Serbia mund t’ i poshtërojë shqiptarët jo vetëm në Beograd, por edhe në Shqipëri, në Elbasan”. Myftaraj sugjeron më tej, që ndeshje me tifozë mund të jenë ato mes partive të dy kryeministrave.
https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/957761787615959
Add new comment