Haradinaj: "Në kufirin më Malin e Zi, rrezikohet humbja e 12 mijë ha territor"
Kryetari i Partisë Ardhmëri për Kosovën, Ramush Haradinaj, thotë për "Tema Tv" se procesi i demarkacionit kufitar me Malin e Zi mund të çojë realisht në humbje territori për Kosovën. Ai ka shpjeguar edhe incidentet në Komisionin Parlamentar për Politikë te Jashtme. "Rasti i fundit ishte ofendim direkt, kur u provua të kalohej në Komisionin për Politikën e Jashtme një raport i komprometuar, i një zyrtari të komprometuar për kufirin. Bazuar në këtë raport Kosova mund të humbë mbi 12 mijë hektarë territor. Nëse i ndajmë këta hektarë në metra katrorë për një shtëpi apo pushimore në vjeshtë kishte mjaftuar për gjithë Kosovën. Meqë është në pikëpyetje kaq vlerë për vendin tim nuk do kursej as fjalorin as veprimet as çfarëdoqoftë. Kosova nuk është vend pa zot, që disa matrapazë ose përdhora të besojnë se kanë të drejtë të veprojnë kështu me pronat e Kosovës", thotë Haradinaj. Dy ditë më parë, Koha Ditore bëri të ditur se raporti përfundimtar për demarkacionin çon në humbjen e 8 mijë hektarëve. Nuk dihet se për cilën arsye sa herë flitet për ndarje kufijsh, shqiptarët cedojnë, ose ka përherë një akuzë për tradhëti.
Add new comment