Letër nga “burgu” e Armando Prengës. "Jam në gijotinë politike nga opozita dhe partia ime"

Postuar në 06 Shtator, 2015 17:03

Në një letër të lexuar nga avokati tij Baftjar Rusi, deputeti Armando Prenga hodhi poshte akuzat e ngritura nga prokuroria për “Plagosje me dashje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”.

Deputeti socialist i quajti të montuara provat e Prokurorisë dhe bën përgjegjës pjesëtarët e familjes Cali për konfliktin e armatosur para komisariatit të Laçit.

Prenga e lidh  arrestimin e tij me një skenar politik që ka për qëllim të denigrojë figurën e tij, duke mos fshehur edhe zemërimin për qëndrimin e mbajtur nga kolegët e  Partia Socialiste.

Sipas Prengës, koka e tij është vënë në gijotinë politike nga opozita dhe shteti duke ngritur akuza të pabazuara në prova. Deputeti pretendon se çdo veprim e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar nga pjesëtarët e fisit Cali.

l.m

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.