Në Ballkan nuk ka vende të sigurta, por të dëshpëruara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:44

Përgjegjësinë e kanë elitat politike që njerezit po ikin në masë nga Ballkani. Kështu shkruan sot në një shkrim në “Deutsche Welle”, Verica Spasovska, e cila ofron një përgjigje për shkakun e imigrimit. Një përgjigje që nuk thuhet nga politiknaët dhe vendimmarrësit, që bëjnë llogari dhe flasin për vende të sigurta. Ndërkohë që masat shtrënguese ndaj elitave hajdute dhe banditeske në Shqipëri e Kosovë, apo edhe gjetkë, i kanë në dorë. Është kjo çfarë sugjeron Spasovska. “Por ndoshta eksodi masiv nga Ballkani do ta kthejë përsëri vëmendjen te ky rajon: Do të ishte mirë, sikur në Bruksel të merreshin përsëri intensivisht me ngecjen e reformave në oborrin e pasëm të Evropës. Në rast nevoje ta mbyllin edhe rubinetin e parave, nëse reformat nuk zbatohen. Ndërkohë elitat politike me egoizmin e tyre e çojnë dëm kapitalin më të rëndësishëm shoqëror. Sepse sa më shumë të vazhdojë eksodi i të rinjve të arsimuar, aq më pak ato angazhohen për ndryshime shoqërore në vendet e tyre. Për elitat politike atje kjo është një situatë e rehatshme. Për shoqëritë, interesat e të cilave ato përfaqësojnë, është në fakt një katastrofë. Megjithëse në Ballkan nuk ka as luftë, as uri e as torturë edhe dëshpërimi mund të bëhet një diktaturë, prej së cilës dëshiron të marrësh arratinë”, shkruan ajo.
http://www.dw.com/sq/koment-dështimi-i-elitave-politike-në-ballkan/a-18651887

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Hajt, mos u merzitni se mendon Baba Erdogani per Ballkanin ( si gjithmone tash 600 vjet ) !!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.