Beqja: Qeveria e ka shkelur keqazi premtimin për borxhin publik

Postuar në 13 Gusht, 2012 11:42

Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, Ilir Beqja, Sekretari i programit të PS-së, jep alarmin për nivelin e lartë të borxhit publik, i cili arriti në nivelin 801 miliardë lekë (rreth 725 milionë dollarë) në fund të tremujorit të dytë. Po t'i besojmë shifrave të qeverisë për nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), thotë Beqja, kemi arritur në shifrën relative të borxhit publik 58.9% të PBB-së, e cila është shumë afër kufirit ligjor 60%. Por sipas Beqjes, edhe PBB-ja është në realitet më e ulët se sa e ka parashikuar qeveria, edhe borxhi është më i madh, sepse në të nuk pasqyrohen faturat e papaguara që shteti u detyrohet ndërtuesve për punë të kryera në infrastrukturë. Këto të fundit janë sa 1% e PBB-së, thotë Beqja.

Më tej Beqja e akuzon qeverinë për një premtim të pambajtur në lidhje me borxhin publik "Në shtator 2009 qeveria aktuale ka marrë votëbesimin në Kuvendin e Shqiëprisë edhe me angazhimin si vijon: 'Parametrat bazë optimale që qeveria mendon se profilizojnë këtë stabilitet janë: inflacion në nivelin e 3% në vit, borxh publik në nivelin e 50% të PBB, defiçit buxhetor në nivelin e 3% të PBB'. Ky premtim nuk është mbajtur as në 2009, as në 2010, as në 2011," thotë Beqja.

Sipas Beqjes, në kushtet kur të ardhurat e buxhetit vjetor janë më pak se gjysma e borxhit publik, vazhdimi i mos mbatjes së premtimit nga qeveria do të shkaktojë zhbalancime makroekonomike të rrezikshme për ekonominë shqiptare, prandaj do të ishte e nevojshme që kufizimi i borxhit të cimentohet në kushtetutë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.