Pikëpyetje të shumta për aksidentin e helikopterit

Postuar në 11 Prill, 2016 15:32

Lajmi i parë pas rënies së helikopterit një Grizë të Shkodrës, ishte shpallja e pilotëve të vdekur Dëshmorë të Atdheut. Shefi i Shabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazo, doli para opinionit dhe zyrtarisht deklaroi se itinerari i helikopterit ishte ai që ishte përcaktuar në planin e fluturimit. Mbeteshin pra sipas tij vetëm hetimet për shkaqet e rrëzimit. Mirëpo ditët ikin dhe të rejat nga kjo ngjarje po shtrojnë nevojën e zgjerimit të hetimit edhe për itinerarin e lëvizjes për të cilin na dha garanci Bazo, sikurse për plotësimin e detyrës nga pilotët na informoi ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ditën e aksidentit doli dhe zbuloi aftëësi letrareske kur tha se “fati juaj ishte në qiell”. 

Pasi bëri adetetet e rastit, pra pasi e quajti të sigurtë se pilotët ranë në krye të detyrës, ministrja dhe Bazo rendën sot në bazën e Farkës, ku siç raporton “Top-Channel” ajo ka garantuar pilotët se “po bëjmë maksimumin me prokurorinë që aksidenti ajror në Shkodër të zbardhet”. Pra aksidenti ajror është ende i pazbardhur, fakt për të cilin Ministra e Mbrojtjes detyrohet ta njohë sot si një të vërtetë e cila ka përparësi kundrejt gjithçkaje në këtë ngjarje e cila ka padyshim PëRGJEGJëSI.

Një element më shumë në këtë drejtim është zgjerimi hetimeve, siç raporton po “Top-Channel”, pasi pjesë të helikopterit janë gjetur larg vendit të rrëzimit. “Në këtë zonë, rreth 300 metra larg vendit të rrëzimit të mjetit fluturues në ujë, 4 ditë pas aksidentit u gjetën pjesë të tjera që janë radari, kapakët e motorit, pjesë nga veshja e jashtme, kufjet e pilotëve. Pjesët janë gjetur nga operatori i Top Channel, i cili në përpjekje për të filmuar operacionin e nxjerrjes së helikopterit nga uji, në një zonë kënetore i fotografoi e filmoi ato. Më pas u lajmërua grupi i hetimit dhe një oficer policie së bashku me operatorin shkuan në vendin ku ndodheshin prej 4 ditësh pjesët e helikopterit. Po çfarë i ka çuar ato pjesë të helikopterit kaq larg vendit të rrëzimit? A kanë rënë ato të parat në tokë e më pas ka rënë helikopteri 300 metra më tej në ujë? Këto janë disa nga pyetjet e ngritura dhe që pritet t’i japin përgjigjie eksperrët e prokurorisë, të kompanisë prodhuese dhe ekspertët amerikanë që ndodhen ende në Shqipëri. Burime thonë se fakti që pjesë të helikopterit ndodhen kaq larg është: ose ato janë shkëputur që në ajër e më pas helikopteri ka rënë, ose pas impaktit me ujin helikat mund të kenë goditur trupin dhe forca e madhe i ka flakur pjesët në një distancë të konsiderushme”(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=323903&fundit).

Pyetje shumë të rëndësishme për të hedhur dritë për një ngjarje e cila do të duhet të mësojë sesi reagohet në kësi rastesh, ku në fillim zbardhen shkaqet, gjendet përgjegjësia, jepen medaljet dhe pastaj, nëse ka dëshirë mundet të qajë edhe ministrja. Në ngjarjen në fjalë rendi i gjërave u përmbys dhe nuk dihet se përse.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Ka ca dite qe Top Chanel, sikur po krijon njelloj oponence te forte ndaj qeverise, jo vetem per helikopterin.
Mbetet per t'u konfirmuar ne ditet qe vijne.
Sa per problemin qe ngrihet, pervec pikepyetjeve qe dalin ne te tilla raste, ca nga dija dhe ca nga injoranca, te habit fakti per gjasme hipotezat, e ngritura nga gazetari, dhe qe nuk po gjejne pergjigje.
Hetuesia eshte hetuesi, dhe ka edhe ajo sekretin e vet profesional,me jo publik.
Ky model gazetari, kerkon te jete gazetar, hetues, opinionist, prokuror, gjykates, minister, shef shtabi, kryeminister, pra, nje gazetar, qe nuk e di kufirin dhe cakun e vet.
C'do gje, ka nje limit.
Kjo, nuk eshte gazetari. Eshte tjerrje llapaqenesh, qe ne mungese te aftesise, prodhojne medemek lajm, me kinse lajme.
Pra, mundohen te shesin ate qe nuk eshte lajm sikur eshte lajm.
Niveli i gazetarise tek ne, eshte pothuaj ne nivelin zero.
Gazetaret qe jane tamam gazetare, ne vendin tone, jane sa gishtat e nje dore. Per etike, nuk po them emra. Por kaq jane.
Tung.

Submitted by redaksia on

Kufiri i gazetarit nis te pyetjet dhe mbaron ne rastin me te mire ne dhenien e nje versioni bazuar mbi faktet. Kuptohet si ndihme dhe kontribut, jo si e vertete finale. Problemi ketu eshte se ka ndonje qe shqetesohet edhe nga pyetjet, te cilat nuk dihet pse i marrin seriozisht nderkohe qe e cilesojne si gazetari llapaqenesh. 

Emrat e gazetareve te vertete! Jeni i mirepritur t"i shkruani. E ndani me te gjithe kete te mire publike. Sinqerisht! 

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Po mermeri eshte gjetur?

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

ResPubliken, e konsideroj si shtepine time, duke u nisur nga kjo, shkruaj ashtu si e mendoj, me shpirt, cilter dhe si e ndjej. Packa se nuk me njihni dhe nuk ju njoh.
Kjo gje, eshte realizuar, gjithmone brenda etikes, pa kaluar kufijte e njerzillekut.
Jam ndjere i trajtuar, nga reagimet t'uaja, ne raste te komenteve te ndryshme.
Sa per gazetarine dhe gazetaret, te cilat jane nje binom i pandashem, flitet shume, por perflitet akoma edhe me shume.
Sa per kerkesen t'uaj, per emra gazetaresh, per mendimin tim, qe e kane hak emrin te tille, jane Skender Minxhozi, Marin Mema, Ilva Tare, Muhamet Veliu, Fatos Baxhaku.
Ndofta jam treguar doreshtrenguar, por cilesia, vlen me shume se sasia nga e cila edhe ka dale.
Nuk kam perfshire ketu, ata, qe merren me opinione dhe opinionistet. Mbasi ne keto emisione, me shume flitet per politike, qe na mbyti edhe na e ndriti.
Gazetari i vertete, servir faktin, ashtu si e merr. C'do njeri, qe degjon ose kexon kete lajm, pastaj, krijon mendimin e vet.
Tek ne, duan te bejne edhe gazetarin, edhe politikanin, edhe opinionistin, dhe keshtu, bastardohet lajmi.
Shkurtimisht, keto mendime kam.
Tema eshte e gjere dhe e thelle.
Pershendetje te sinqerta edhe une.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.