Greqia akuzon për ksenofobi vendet e rajonit. Emigrantët: Na lini të kthehemi të vdesim në Siri
Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.
“Disa vende kane qeveri që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh. Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia. Për mendimin tim personal, ky është një turp!”, ka deklaruar pjesëtari i qeverisë greke për gazetën Financial Times.
Megjithëse nuk flet me emra të përveçëm, ministri grek duket se aludon për Shqipërinë dhe Bullgarinë, dy vende prej nga, në fillim të viteve 1990, vërshuan në Greqi mijëra emigrantë ekonomikë.Ministri alternat i mbrojtjes ka parashikuar se një pjesë e mirë e refugjatëve që ndodhen aktualisht të bllokuar në Greqi, do të qëndrojnë aty për të paktën dy vjet. Madje shumë prej tyre mund të qëndrojnë përgjithmonë në Greqi.
Për mediat greke, janë domethënëse fjalët e një prindi sirian, i cili po qëndron në idomeni që prej 22 ditësh: “Na lini të kthehemi në Siri, do të vdesim më shpejt aty”, thotë refugjati me lotë në sy.
http://www.ft.com/cms/s/c6bccfc4-e903-11e5-888e-2eadd5fbc4a4,Authorised=...
Comments
Greqia kujtoi se po te
Greqia kujtoi se po te pranonte refugjatet, do t'i falej borxhi, por kur e pa qe borxhi nuk po i falet, bile po i shtohet dhe kercenohet nga mos pagesa e kesteve, atehere filloi te akozoje vendet e Europes qe nuk po tregohen dashamire me te.
Sa per punen e refugjateve, fajin ketu e ka komplet Europa dhe jo Greqia, mbasi Europa e filloi sherrin ne vendet e lindjes se mesme medemekper demokratizimin e ketyre shteteve, per te permbysur qeverite e tyre per te futur frymen perendimore.
Ketu eshte pune konceptesh fetare, trashegimore, sociale tradicionale, etj, dhe nuk mund te besh nje arab, m mendje europiani me zor, me dhune sikunder duan te veprojne.
Europa te ndaloje kuften, te hedhe para per rinngritjen e ketyre vendeve, e jo per lufte ne keto vende, me qellim qe keta refugjate te jene mire ne vendin e vet.
Samper keta refugjatet e Greqise qe jane shprehur qe me mirente ikim andej nga kemi ardhur, mbasi po e shohin qe nuk po mjnd te vazhdojne me ne drejtim te Europes, bejne mire te kethehen. Gjithkush ne vendin e vet.
Ka ikur koha e dyndjeve arabe.
Pushtimit TURK, i eshte thene STOP, ketu ne SHQIPERI.
Po i vjen keq grekeve per
Po i vjen keq grekeve per rracen e tyre. Boll pushtuat trojet e te tjereve e tani shporruni se bashku nga tokat tona. Shqiptaret kane punuar shume per tu ushqyer dhe jane vjedhur e rrahur nga ushtaret tuaj more ditezi! Bota eshte portokalle o gjarperinjte e greqiut! te fala janulles!
Add new comment