Kryeson listën e më të pasurve të botës
Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë. Nga ana tjetër, një nga humbësit më të mëdhenj në renditje është Carlos Slim Helu, 76-vjeçari meksikan, bosi i Telecom,i cili vetëm 3 vjet më parë renditej në vend të parë. Listën e grave më të pasura në Botë e kryeson 93-vjeçarja franceze Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e L’Oréal.
Comments
E c'na duhet neve ?
E c'na duhet neve ?
I lumte.
Per vete i ka.
Vete i ka vene.
Nuk ja ka vjedhur njeriu.
Add new comment