Mitsotakis: Propozimi ynë, 2033 Ballkani Perëndimor i anëtarësuar në BE

Postuar në 23 Qershor, 2022 14:00

Greqia rekomandon vitin 2033 si kufi për përmbylljen e pranimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar para gazetarëve në Bruksel ku ndodhet për samitin e radhës se :

Greqia qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka marrë përfitimet e bashkimit me familjen europiane. Do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bërë anëtar të BE-së. Ne dimë se për këto vende, procesi është i vështirë…Propozimi im për rrugë është që të jetë në vitin 2033, 30 vjet pas Samitit të Selanikut

Propozimi grek është ndër më pozitivët dhe përfaqëson një rikthim të Greqisë në procesin e integrimit të Ballkanit, një rajon që në analizën e Athinës shihet si zonë e interferimit të disa interesave.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Deri atehere BE eshte shperndare dhe keto shtete do te jene zhytur ne llumin e bajgave te bagetive.
E sa per shqiptaret, do te kene mbetur vetem 1 million banore. Kurse kosovaret do te jene ribashkuar me shtetin ame Serbi.

Submitted by Noka (not verified) on

ky greku qe gjithe jeten ka predikuar anetaresim mbi bazen e meritave, paska parashikuar nje anetaresim mbi baze kohe. Eshte pak qesharake te mendosh pse nuk ecka ky lloj aresyetimi per turqit psh, qe kane 100 vjet ne ket pozicion. po nese psh erdogani zgjohet nje dite nen lekureN e kryeministrit te luksemburgut, ka takat qe jo ne 11 vjet po ne 6 muaj te behet me demokrat se papa

Submitted by emri (not verified) on

e jo keta ne fakt e dine mire kete pune se iken per lesh me kolapsin ekonomik qe paten dhe europa e di sec hoqi qe ti mbante ne hulli.
eh o tempora o mores.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.