PD e Beratit, “çorap” analiza e zgjedhjeve. Astrit Veliaj akuzon Kadillin se ka marrë para

Postuar në 27 Tetor, 2015 17:48

“Ke marrë 1500 euro për një vend në këshillin bashkiak”, kjo ka qenë akuza që deputeti i PD-së Astrit Veliaj i ka bërë Fatbardh Kadillit, sekretari i burimeve njerëzore të PD-së, në analizën e zgjedhjeve të PD për qytetin e Beratit. Siç njofton Syri.net, të deleguarit e qendrës, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, si dhe deputetët Genc Pollo e Astrit Veliaj, janë përballur jo vetëm me kritika dhe debate të ashpra me bazën e partisë, por shkëmbyen akuza të ndërsjella midis tyre. Veliaj akuzoi Kadillin, i dërguari i qendrës gjatë fushatës së 21 qershorit, për ryshfete në këmbim të futjes në listën e këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Beratit. “Ke marrë 1500 euro për një vend në këshillin bashkiak”, i ka thënë Veliaj.

Comments

Submitted by leonard selenica (not verified) on

Kadillet vazhdojne traditen e bejlerizimit starovar te Shqiperise. Gjithe jeten spiuna te Turqise kane qene.?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.