Instituti i Mjekësisë Ligjore jep deklaratë mbi fotot e shpërndara nga Morgu i Tiranës
Pas fotove që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, ka reaguar Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në deklaratën për media, IML shpreh keqardhjen për publikimin e këtyre fotove dhe pranon se shpesh e ka të pamundur të sistemojë kufomat. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duken trupa të personave që kanë ndërruar jetë të vendosur në dysheme. Sipas IML-së, kjo ndodh për shkak të numrit të lartë të fataliteteve.
“Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shprehim indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut! Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t'i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete”.
Në deklaratë, IML pranon se trupat e pajetë vendosen edhe në dysheme, “me respektin më të madh”, por ajo që paraqitet në foto është një inskenim keqdashës.
“Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t'u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët. Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim!”, thuhet në deklaratë.
Sipas IML, fotot kanë për qëllim të nxitin panik dhe të bëjnë pis punën e mjekëve.
“ Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”,- përfundon deklarata
Comments
Ou?
Paskan hyre diversantet ne morg dhe paskan bere inskenime? Ne ket vend nuk merret vesh kush jane me te çmendur, ata qe jane me te vertete, apo ata qe bejne sikur jane.
Po ti Maku ku ben pjese...
Po ti Maku ku ben pjese...
Egzakt
Noni, une nuk bej pjese ne asnje prej grupeve, se ta kam lene ty topin mu tek dera (se cfare topi esht e di vete ti se e shef per dite) e vete kam shkuar tek vendi i te mençurve.
Haram ju qofte
A kushton me shume nje tavoline morgu se nje tavoline ministri? Kur jane nderruar ato te morgut per here te fundit, se te ministrit nderrohen sistematikisht sa here nderron ministri
Add new comment