Disa pritmëri që s'u materializuan në 21 qershor
1 – “Referendumi popullor dhe konstantja historike”; 2 – “LSI, parti e dytë”; 3 – “Babaxhani Halim Kosova”; 4 – “Kandidati i pavarur Bojaxhi, 1%”; 5 – “Pjesëmarrje e ulët"
1 – “Referendumi popullor dhe konstantja historike”
Në emisionin “Opinion” të Fevziut, 6 muaj para zgjedhjeve, paraqita një sondazh që e kisha zhvilluar në nivel kombëtar. Sipas sondazhit, rezultonte se rreth 880 mijë votues ishin gati atëherë të votonin për mazhorancën dhe rreth 620 mijë për opozitën ( http://respublica.al/opinion/2014/12/10/barometer-290-mije-votues-te-qershorit-2013-sjane-gati-te-votojne-sot ).
Disa javë pas atij sondazhi, kreu zyrtar i opozitës Basha i dha fund zërave për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se opozita do të futej në zgjedhje dhe do ta rrëzonte me “referendum popullor” ndarjen territoriale, të cilën e kishte kontestuar deri atëherë.
Me sa duket, Basha pati parasysh teorinë e “konstantes historike” të analistit Artan Hoxha, sipas së cilës, raporti mes “së majtës” e “së djathtës”, pavarsisht nga luhatja e 2013-ës, do të rikthehej në nivelin “rrotë-më-rrotë”. Dhe në fushatën që zhvilloi Basha qysh atëherë, i mëshoi fort fjalëve “referendum popullor”, duke i pasuruar çdo ditë arsyet pse shumica e shqiptarëve duhej të votonin kundër qeverisë.
Por 6 muaj më vonë, e pas milionave lekë fushatë, kuotat e dhjetorit ndryshuan vetëm brenda marzhit të gabimit statistikor plus/minus 3%, po të krahasohen me kuotat e votave për kryebashkiakë. Kandidatët për kryebashkiakë të mazhorancës morën në 21 qershor rreth 840 mijë vota, ata të opozitës rreth 670 mijë, ndërsa kadidatët e pavarur dhe ata të partive të vogla jashtë koalicioneve morën rreth 105 mijë vota (historia e votave për këshilltarë eshte nje histori me lloj-lloj ngjyrimesh parokiale e personale, si dhe e ndikuar nga synimi i LSI-se per t'i gërryer sa me shume territor PD-se ne keshillat bashkiake - shih me poshte).
2 – “LSI, parti e dytë”
Gjatë fushatës elektorale, Ilir Meta dhe njerëzit rreth tij e sfiduan publikisht PD-në, duke pretenduar se sondazhet e tyre të brendshme e nxirrnin LSI-në parti të dytë në shkallë kombëtare, para PD-së.
Por pavarsisht fushatës intensive, 21 qershori, edhe pse regjistroi një rritje domethënëse të LSI-së, tregoi se kjo parti mbetet pas PD-së në rang kombëtar.
3 – “Babaxhani Halim Kosova”
Nga sondazhe të papublikuara të PD-së, u tha që Dr. Halim Kosova rezultonte se mund të merrte vota përtej sinorit të parvjetshëm të opozitës, falë opinionit pozitiv për të ndër qytetarët e Tiranës – “të majtë” e “të djathtë”. Pavarsisht se nuk e kisha testuar vetë në sondazh Dr. Kosovën, i të njëjtit mendim isha edhe unë në fillim të garës (gjë që e kam shprehur publikisht në emisionin e Fevziut).
Por pavarësisht fushatës qytetare e babaxhane të Dr. Kosovës, në përfundim të garës, ai mori 3500 vota më pak se sa kishin marrë parvejt partitë që e mbështetën atë.
4 – “Kandidati i pavarur Bojaxhi, 1%”
Kur sondazhet treguan se kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi përkrahej nga një segment domethënës i elektoratit tiranas, shumica e analistëve dhe e politikanëve e injoruan atë përkrahje, duke iu referuar përvojave të hidhura elektorale 1-përqindëshe të Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit.
Por edhe pse me një fushatë shumë më modeste se të paraardhësve apo rivalëve, Bojaxhiu kapi në Tiranë një kuotë që nuk e kishte kapur kurrë më parë një kandidat i pavarur – 5.4%.
5 – “Pjesëmarrje e ulët”
Para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, u bë shumë zhurmë për një rënie drastike të pjesmarrjes në votim. Por në fakt, u regjistrua nje numer rekord i votave ne zgjedhjet lokale te 25 vjeteve te fundit. Treçereku i zgjedhësve që banojnë në Shqipëri votuan në 21 qershor. Për më tepër në lidhje me pjesëmarrjen, lexoni shënimin: http://respublica.al/artikuj/2015/06/24/trecereku-i-zgjedhesve-qe-banojne-ne-shqiperi-votuan .
Comments
Dhe me e renda per te

Dhe me e renda per te djathten, zoti Zaloshnja eshte ajo qe po ndodh me keshillat bashkiake. Perveç keshillit bashkiak te Shkodres, pa perjashtim të 60 keshillat e bashkive te tjera i mer e majta. A e kupton zhytjen e thelle qe peson e djathta dhe PD-ja pas kesaj. Ata keshilltare te pakten jane disa te punesuar qe marin nje shperblim mujor te caktuar, qe tani ne shumice shkon ne favor te se majteve. Po keshtu edhe ne ato bashki ku e djathta ka mare kryetarin, si ne Kamez p.sh., do ta kete shume te veshtire te vendose emra rrugesh te tille si deri me tani, le me per zbatim buxhetesh e dhenie tenderash.

-E dyta: -Mbas konstituimit te keshillave te qarqeve, pritet qe e majta te mare te 12 qarqet, edhe ate te Shkodres, pasi ka shumicen e keshilltareve ne tre bashkite e tjera. Cdo te thote kjo. Qe nga administratat e te 12 qarqeve ku te pakten gjysma e tyre jane drejtuar nga PD, do te largohen nga puna te gjithe militantet e djathte dhe do te zevendesohen me te majte. Ne nje qark, jane te pakten mbi 250-300 vete te punesuar. Dhe kjo do te jete nje goditje edhe me e madhe per te djathten. Goditje politike dhe sociale me ndikim shume te madh ne zgjedhjet e ardheshme. Kush ka administraten eshte i favorizuar ne zgjedhje.

-E treta:- Kalimi i 46 bashkive nen administrimin e te majteve, e dini cfare pasoja do te sjelle. Kane qene te pakten mbi 200 komuna qe jane drejtuar nga te djathtet, me nje administrate militante te kryetarit te tyre. Keta do te pushohen shumica nga puna per t'u zevendesuar me militante te PS-se dhe LSI-se. Edhe kjo nje drame me vete politike dhe sociale per te djathten dhe qe favorizon shume te majten ne zgjedhjet e pergjitheshme me 2017.

C'dua te them? Dua te bej nje pyetje: -Vertet nuk e kupton Basha se, kjo nuk eshte nje humbje, por nje goditje shkaterrimtare per te djathten dhe sidomos per PD? A i imagjinon Basha pasojat qe do te shkaktoje mbi te ardhmen e PD-se dhe te mbeshtetesve te saj, humbja e rende ne qeverisjen vendore? Nuk e kupton Basha apo ben sikur nuk e kupton qe ky mund te jete fundi i PD-se? Apo nuk e jep veten dhe kerkon te mbaje me kurajo mbeshtetesit e vet duke ju thene se nuk kemi vdekur ende, megjithese nje kembe e kane ne varr?

Ju lutem beni nje analize me te sakte dhe me profesionale per kete dukuri.

Vertet nuk e kupton Basha se,

Vertet nuk e kupton Basha se, kjo nuk eshte nje humbje, por nje goditje shkaterrimtare per te djathten dhe sidomos per PD?

Humbja e dyte e thelle eshte gjeja me e mire qe i ka ndodh PD-s, kuptohet nese e fusin trurin ne pune dhe e kuptojne pse humben.
Humbje e thelle ishte edhe ajo e 2013, por PD pas humbjes u soll sikur ia kishin mare pushtetin padrejtesisht. Basha nuk ndyshoi asgje nga menyra opozitare e Berishes (apo qoft dhe Rames). E njejta opozite "ballore" (sic e quan Basha) dhe luftarake. Eshte lodhur populli me politike te tille, kemi nevoje per politikane konstruktive, jo te forte lagjesh.

Basha ka nevoje te beje nje kthese 180 grade perndryshe do te mare te njejten rezultat ne 2017. E verteta eshte se e djathta ka me pak votues se e majta dhe e vetmja menyre per te fituar zgjedhjet eshte qe PD-ja te mare vota majtas. Dhe vota majtas nuk meren me gjuhe / sjellje qe gezon vetem militantet e PDs. Duhet racionalitet dhe pune! Opozita duhet te kontribuoje ne zhvillimin e vendit dhe jo te beje papagallin cdo dite me ane te zarave t'kryetarit.
Nga nje opozite normale perfito jo vetem opozita (se rrit votat) por edhe vendi sepse ulet pasiguria politike (gje qe rrit investimet e huaja). Nuk ecet perpara me bojkot sot, protest neser, demostrate pasneser.

I ke rene ne koke

I ke rene ne koke rezultatit...si gjithmone lol

Add new comment