Formati i ri demokratik: O me Ne, o kundër Nesh
Marrëveshja historike e Uashingtonit po prodhon një serial të vërtetë episodesh paradoksale në media dhe rrjetet sociale.
Karakteristikë e politikanëve skenikë është prevalenca e shout mbi përmbajtjen, gjetja e rrugëve të shkurtra për çështje që në fakt nuk kanë përgjigje të tilla.
Nëse presidenti Donald Trump luajti heroin e paqes në atë inskenim, figurantët rreth tij po përpiqen t’i gjejnë kuptim roleve të veta.
Presidenti i Serbisë është shndërruar në barsaletë ndërkombëtare, qoftë me reagimin kur merr vesh se i duhet të zhvendosë ambasadën e shtetit të vet në Jeruzalem, qoftë për pozën impotente me të cilën e detyruan të ulet në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Vuçiç ka argumentuar se ai është njeri i edukuar dhe nuk e ka në natyrë të largohet. E vërtetë, por këtu nuk diskutohet dinjiteti i tij personal.
Nga ana tjetër pala kosovare edhe sot e kësaj dite nuk di të thotë se çfarë fitoi realisht. Ose çfarë ka historike fitorja e presupozuar e saj.
Për të kuptuar artificialitetin e asaj marrëveshjeje do mjaftonte të shihej mënyra si shprehet njeriu i ngushtë i Trump për faktin se Albin Kurti ka deklaruar se nuk e njeh marrëveshjen. Richard Grenell deklaron se Kurti është antiamerikan, sepse ka kundërshtuar rregullisht Amerikën. Mirëpo këtu mund të pyesim: si vallë u kalua nga e drejta e fjalës dhe mendimit si ushtrim demokratik te zbulimi dhe denoncimi i armiqve?
Denoncim që nuk është edhe aq impulsiv sepse z. Grenell e di se antiamerikanizmi i Kurtit i shprehur si akuzë amerikanësh krijon efektet e veta politik. Ngjan se ShBA nuk po duan të promovojnë më ndryshimin, por status quonë, për të cilën punuan aq shumë. Këtu qëndron edhe çelësi i forcës së establishmenetit ballkank i kapur pas qerres se ambasadave që nuk para e kanë më qejf debatin.
Comments
Jeni gabim redaksi. Ne Kosove
Jeni gabim redaksi. Ne Kosove ka shume analiste qe kete marreveshje e kane quajtur fitore te madhe te shekullit per kete gjysem shtet. "The deal of the century ". Nder ta eshte barkaledhi sivella i K Myftaraj, B Latifi. Ai biles rekomandon qe Avdalli Hoti te vere shallin e Rugoves, pasi e quajti kete te pari riinkarnim te Ibres.
Tek ne ne Shqiperi ke gjithollogun A Fuga qe na eshte bere nga mediat sikur te jete A Dugin, helbete, media nallbane me dallkauke filozof.
Fuga flet per lobe israelite ne shtete te Perendimit qe " do te ndihmojne kosoven.....".
Kush i pengoi ara deri tashti? Kush e pengoi Ameriken deri tashti te investoj ne Kosove?
Servilizmi panshqiptar eshte nga koka tek kembet i peshtirorus. Ne rast se Vucic eshte ulur ne karrike, Hot Avdalli do te jete duke ia lepire menderen Trumpit.
muhabete trumpesh
Po kush e mer Trump seriozisht ne kete vit zjedhjesh. Ne fakt Trump nuk e kane mare asnje here seriozisht. Shih RTS1 dhe RTS2 te informohesh se sa e kane mare seriozisht serbet Trump. FARE! PO FARE FARE!
ANTIAMERIKANIZEM?! Ha ha ha ....
Add new comment