I nxori bojën një propagande 4-vjeçare të kryeministrit

Postuar në 03 Qershor, 2020 22:41

AbcNews raportoi dje një diskutim në mbledhjen e Aleancës së Grave të Kuvendit ku ra në sy reagimi i ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ish-kryetares së Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi lidhur me rastin e abuzimit seksual me 15 vjeçaren nga Paskuqani. 

Ndër të tjera Kodheli ka deklaruar edhe se: 

Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija.
Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde.
Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim

Ky pasazh i saj dhe diskutimi i Hysit është fshirë nga lajmi i këtij aktiviteti në faqen e Kuvendit të Shqipërisë. Është një nga ato raste flagrante ku duket dora e mazhordomit të humorit kryeministror, Endri Fuga, që e shkoi jetën e vet profesionale duke lobuar për heqje lajmesh dhe titujsh. 

Videoja është në internet dhe mund të shihet fare mirë. Është një reagim njerëzor ndoshta i dy deputeteve që kanë harruar se njerëzorja është gjëja e fundit që i dihet qeverisjes aktuale. Shumëkush mund të pyesë se pse xhanëm duhet kjo censurë? 

Shikoni sesi e bën propagandën kryeministri për ato mësuese të cilat sot zonja Kodheli i quan gati çingie që llangosen me buzëkuq. 


Me një deklaratë të vetëm zonja ka fshirë këtë propagandë të cilën vetë z. Rama nuk e beson, por çfarë rëndësie ka kjo? Rëndësi ka që mënyra e përzgjedhjes të emfatizoher si magjike e që këtej të ndërtohet alibia se kemi rregualluar arsimin. Like, share, comment, mga të gjithë dhe ja portali i transparencës masivizon një ide fikse. Që mesa duket nuk i paska zgjidhur problemet, por i ka fshehur ato.

Ky është një moment shumë delikat që zbulon se deri në çfarë shkalle e bën dëmin e ashtuquajtura filozofi qeverisjeje e z. Rama. 

Duke dixhitalizuar një mekanizëm përzgjedhjeje, kryeministri po do të na shesë dekorrupsionizimin e procesit, teksa me eliminimin e hallkave burokratike ka kaluar në automatizim të procesit burokratik. Ka vetëm një problem: arsimi është një çështje edukative, thellësisht humane, mirëpo kush ka veshë ta dëgjojë këtë? Vetë z. Rama mund ta zgjidhë këtë ose në shkolla private shumë të shtrenjta, ose duke u privilegjuar për statusin që ka. Por nuk vlen si standard për mbarë vendin dhe standardin nuk e vendos dot një portal. Në fund të fundit nuk është ndonjë gjetje e zgjuar të thuash: I zgjedh portali, jo ne. Ndaj janë të mirë. 

Je zgjedhur, ke të drejtën të zgjedhësh dhe emërosh. Por edhe përgjegjësinë të kontrollosh dhe pranosh gabimet, por këto zotëria nuk i ka qejf. Ndaj vijmë te këto budallallëqe siç është fshirja e materialit video. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kesaj qeverie i ka dalur boja. Te kishte shtet Ardi Veliu duhej te zhvishej nga rrobat e ministrise we rendit pas videos we postoi.
Te kishte ligj, ministrja e arsimit qe nuk di shqip, as te shkruaj e as te flase, duhej te kishte bere doreheqjen pas ketij incidenti, aq me teper kur i akuazuari ishteilegalisht ne pune.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.