Meta gati të shpërndajë parlamentin

Postuar në 11 Qershor, 2019 11:05

Përplasja politike po përshkallëzohet teksa Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mëngjesin e kësaj të marte miratoi kërkesën e maxhorancës  për zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 16 00 të pasdites ku me shumë gjasë do të shpërndajë parlamentin.

Një prej argumenteve që mund të japë kreu i shtetit është vakanca që ka krijuar djegia e mandateve të opozitës, pasi hyrja nga listat zëvendësuese nuk e ka plotësuar numrin 140. 

Mocioni i debatit për shkarkimin e Presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës të një debati që është parashikuar të zgjasë 5 ore, ku koha do të ndahet mes Partisë Socialiste dhe grupeve të tjera parlamentare.

Në kërkesën për debat, mazhoranca e vlerëson vendimin e presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve, një akt absolutisht të pavlefshëm, të marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike. Shumica thotë se ky akt synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Comments

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

Eshte e drejte dhe detyre ligjore e Presidentit te mbroje kushtetuten e vendit nen per nen nga sulmet qe i adresohen asaj nga brenda apo jashte vendit.
Kaloresit e fatit qe mendojne se ju ka ardhur dita te perdhosin Kushtetuten me injorancen e tyre juridike do te zhgenjehen njehere e mire duke e kuptuar se ajo nuk eshte loder ne duart e tyre dhe parlamenti shqiptar nuk eshte nje kend lodrash per femijet me zhvillim te veshtire psiqik e shpirteror.

Submitted by Spridonis (not verified) on

Ky per Monen e tij Kryemadhe jo vetem shperndan Parlamentin, por djeg gjithe Shqiperine.
Harakiri ky Padrino nuk ben kurre por perdhunon gjithe vendin, gjithe bashibozuket e perlyer keto tridhjete vite kane qene presidente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.